Shpërndaje në: Kemi kënaqësinë të njoftojmë se APR – Asistencë e Përgjithshme Rrugore ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Odën e Infermierëve të Kosovës.
Përmes kësaj marrëveshjeje, anëtarët e Odës së Infermierëve të Kosovës do të kenë mundësi të përfitojnë kushte dhe oferta të veçanta për shërbimet e asistencës rrugore nga APR, duke pasur më shumë siguri, përkujdesje dhe mbështetje gjatë udhëtimit.
Ofrimi i benefiteve dhe lehtësive shtesë për anëtarët dhe punonjësit është një praktikë e rëndësishme e organizatave bashkëkohore, e cila ndikon drejtpërdrejt në rritjen e kënaqshmërisë, motivimit dhe ndjenjës së vlerësimit në punë. Ky bashkëpunim ka rëndësi të veçantë për ne, sepse u dedikohet profesionistëve që çdo ditë kujdesen për shëndetin dhe jetën e qytetarëve tanë.
Është një shenjë mirënjohjeje për punën, përkushtimin dhe kontributin e tyre të çmuar në shoqërinë tonë. Në APR besojmë se ata që kujdesen për të tjerët meritojnë të ndihen të sigurt dhe të përkujdesur edhe vetë, veçanërisht gjatë rrugës. Falënderojmë Odën e Infermierëve të Kosovës, në veçanti znj. Nexhmije Gori, për besimin dhe gatishmërinë për bashkëpunim.
Së bashku, për më shumë siguri dhe përkujdesje në çdo rrugëtim.
