Pedro Porro zbulon çelësin e fitores ndaj Francës

0%

Pedro Porro ishte një nga heronjtë e Spanjës në fitoren 2:0 ndaj Francës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, duke shënuar golin e dytë që vulosi kualifikimin e “La Rojas” në finalen e madhe. Pas ndeshjes, mbrojtësi spanjoll nuk e fshehu emocionin, duke e cilësuar arritjen si momentin më të madh të karrierës së tij.

“Është një ëndërr e bërë realitet, as në ëndrrat e mia më të çmendura nuk e kisha imagjinuar të realizoja gol”. “Jam shumë i lumtur me qëndrimin e ekipit nga fillimi deri në fund. Luajtëm një ndeshje të shkëlqyer, bëmë gjithçka për të avancuar”.

Statistika që frikëson kundërshtarët: Spanja ka marrë avantazhin e madh për finalen e Botërorit “Ata i bëjnë gjërat shumë mirë dhe kjo i përket ekipit, nuk ka të bëjë me mua”. Porro theksoi se çelësi i suksesit ishte mënyra se si Spanja arriti të neutralizonte armën më të fortë të Francës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“E dinim që kundërsulmi i forcës së tyre ishte çelësi dhe ia dolëm mbanë dhe jam shumë i lumtur”, pwrfundoi spanjolli. Me këtë fitore, Spanja siguroi kualifikimin në finalen e Kupës së Botës, ku do të tentojë të rikthejë trofeun në Madrid për herë të parë që nga triumfi historik i vitit 2010./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi