Shpërndaje në: Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, ka reaguar pas disfatës nga Spanja në gjysmëfinale. Ishte edhe ndeshja e fundit e Deschampsit si përzgjedhës i Francës.
“Lojtarët janë të shkatërruar sepse kishim ambicie të larta, edhe pse duhet të pranojmë se sot ishim një nivel nën nivelin tonë të zakonshëm teknikisht, duke u përballur me një ekip që me të vërtetë e kontrollonte lojën”, ka thënë Deschamps. Ai ka pranuar përgjegjësinë pas eliminimit nga Botërori. “Kryesisht është faji ynë.
Ne dështuam dhe nuk ishim aq të rrezikshëm në sulm sa mund të kishim qenë, duke bërë disa gabime teknike në pasime që mund të kishin çuar në raste shënimi. Ky është realiteti i nivelit elitar, edhe nëse dhemb”, është shprehur Deschamps.
