MF: Miratohet strategjia e re e luftës kundër mashtrimeve dhe

0%

Qeveria, në mbledhjen e saj të fundit, miratoi Strategjinë e luftës kundër mashtrimeve dhe mbrojtjes së interesave financiare të BE-së në vend për periudhën 2026–2030, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave të Maqedonisë së Veriut.

“Strategjia u hartua në përputhje me detyrimet e ndërmarra në kuadër të Programit Nacional për Miratimin e së Drejtës së BE-së (NPAA), në suaza të Kapitullit 32 – Kontrolli Financiar, i cili përfshin: kontrollin e brendshëm financiar publik, revizionin e jashtëm, mbrojtjen e interesave financiare të BE-së dhe mbrojtjen e euros nga falsifikimi dhe ka si qëllim të kontribuojë në përmirësimin e disiplinës dhe transparencës në drejtim të shfrytëzimit të mjeteve publike (mjeteve nacionale dhe mjeteve të BE-së), si dhe sigurimit të mbrojtjes së interesave financiare të BE-së në RMV.

Strategjia u hartua sipas qasjes pjesëmarrëse nga Njësia e Koordinimit për Luftën Kundër Mashtrimeve me Mjetet e BE-së (Njësia AFKOS) pranë Ministrisë së Financave, me përfshirjen e të gjitha palëve të tanguara dhe përmes koordinimit dhe bashkëpunimit ndërsektorial me institucionet që janë pjesë e Rrjetit Institucional për Mbrojtjen e Interesave Financiare të BE-së në vend (Rrjeti AFKOS), organet dhe strukturat e sistemit të menaxhimit dhe kontrollit të mjeteve të Bashkimit Evropian, si dhe me Zyrën Evropiane për Luftën Kundër Mashtrimeve (OLAF).

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Strategjia për luftën kundër mashtrimit dhe mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë s Veriut 2026-2030 nënkupton zbatimin e reformave në fushat prioritare që lidhen me parandalimin e parregullsive dhe mashtrimeve, zbulimin e parregullsive dhe rasteve të dyshuara për mashtrim, hetimin dhe ndjekjen penale të mashtrimeve dhe kthimin e mjeteve finaciare dhe sanksionet.

Përmes zbatimit të strategjisë, pritet të përforcohet parandalimi i parregullsive dhe mashtrimeve, vendosja e masave efektive dhe proporcionale kundër mashtrimit, përmirësimi i mjeteve dhe teknikave për zbulimin e parregullsive dhe mashtrimeve, sigurimi i hetimit në kohë dhe trajtimi përkatës i rasteve të raportuara të dyshuara për mashtrim, si dhe përforcimi i kapacitetit për sigurimin e dënimeve proporcionale dhe dekurajuese, korrigjimet e përshtatshme financiare dhe dekurajimet në rast të parregullsive dhe mashtrimeve”, thonë nga Minsitria e Financave.

Burimi: Telegrafi