PSG me lëvizje të papritur, hap bisedimet për transferimin e yllit të

0%

Paris Saint-Germain ka nisur bisedimet për transferimin e një ylli surprizë të Ligës Premier. Me Kupën e Botës që ka hyrë në fazën gjysmëfinale, futbollistët po rikthehen gradualisht te klubet e tyre për t’u përgatitur për sezonin 2026/27. Ndërkohë, afati kalimtar veror po hyn në fazën më intensive.

Manchester United njoftoi të hënën (13 korrik) transferimin e Andrey Santos nga Chelsea për 48 milionë funte, ndërsa njëkohësisht po zhvillon bisedime të avancuara për mesfushorin e Aston Villas, Youri Tielemans. Aston Villa dëshiron ta mbajë kapitenin e Belgjikës, por mund të detyrohet ta shesë nëse United aktivizon klauzolën e lirimit prej 35 milionë funtesh në kontratën e tij.

Barcelona ia cakton çmimin Ferran Torresit pas interesimit të fortë nga PSG-ja Megjithatë, Tielemans mund të mos jetë lojtari i vetëm që largohet nga “Villa Park” në ditët në vijim. Sipas raportimeve, kampioni i Evropës, Paris Saint-Germain, po finalizon transferimin e mbrojtësit të majtë të Aston Villas, Lucas Digne, i cili aktualisht është pjesë e kombëtares së Francës në Kupën e Botës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

The Athletic raporton se Digne ka një klauzolë lirimi prej më pak se 10 milionë euro në kontratën e tij, ndërsa i kanë mbetur edhe dy vite nga marrëveshja aktuale me klubin anglez. Edhe pse është zgjedhja e parë e Unai Emeryt në krahun e majtë të mbrojtjes, Aston Villa e konsideron Ian Maatsen si pasuesin afatgjatë të francezit.

Lucas Digne iu bashkua Aston Villas nga Evertoni në afatin kalimtar të janarit 2022 dhe që atëherë ka zhvilluar 182 paraqitje me fanellën e klubit. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur edhe për Barcelonën, Romën dhe Lillen, ndërsa më parë ishte pjesë e Paris Saint-Germainit në periudhën 2013-2016, ku fitoi dy tituj të Ligue 1.

Mbrojtësi francez numëron gjithashtu 62 paraqitje me kombëtaren e Francës dhe ka luajtur katër ndeshje gjatë rrugëtimit të “Gjelat” drejt gjysmëfinales së Kupës së Botës./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi