Osijeku ka arirut fitore minimale në miqosre me rezultat 1:0 ndaj Neftçit nga Azerbajxhanit, ,megjtihatë media kroate “Indfez” befaosn me një shkrim në lidhje me klubin me renom,e kroate, Osijeku. “Osijeki publikon raportin e ndeshjes pa e përmendur rezultatin! Osijeki e ka zhvilluar ndeshjen e dytë përgatitore për sezonin e ri, duke mposhtur skuadrën azerbajxhanase Neftçi.
Sipas aplikacioneve të rezultateve sportive, klubi kroat fitoi me rezultat 1:0, me golin e Admir Latifit në minutën e 71-të, pas asistimit të Ivan Dolçekut”, ka shkruar media kroate. “Megjithatë, në faqen zyrtare të Osijekut nuk është publikuar rezultati i ndeshjes.
Në raportin zyrtar përshkruhet rrjedha e takimit, rastet e krijuara dhe paraqitja e ekipit, por pa u përmendur shifra përfundimtare. Në pjesën e parë, Osijeki u përpoq të impononte ritmin e lojës me presion të lartë dhe kontroll të topit. Omeroviq pati rastin e parë, ndërsa portieri Malenica shpëtoi ekipin me një ndërhyrje të shkëlqyer.
Më pas, pas goditjeve të lira dhe këndeve të Nike Farkashit, si dhe aksioneve të Omeroviqit, Bukviqit dhe Mustafiqit, vendasit krijuan disa mundësi të mira, ndërsa më afër golit ishte Jeleniq, goditja e të cilit përfundoi në shtyllë. Në pjesën e dytë, trajneri bëri ndryshime të shumta për t’u dhënë minuta sa më shumë futbollistëve.
Goli vendimtar erdhi pas një aksioni të bukur, kur Dolçek krosoi për Latifin, i cili me kokë dërgoi topin në rrjetë. Deri në fund, Dolçek provoi edhe me një goditje nga distanca, ndërsa portieri Çurçija mbrojti mrekullueshëm një goditje të lirë të rrezikshme të kundërshtarëve.
Në raportin zyrtar, Osijeki vlerëson se ndaj një rivali cilësor, i cili po përgatitet për garat evropiane, skuadra tregoi organizim të mirë, energji pozitive dhe përfitoi minuta të rëndësishme për një numër të madh lojtarësh. Gjithashtu theksohet se ndeshjet miqësore shërbejnë kryesisht për harmonizimin e ekipit dhe ngritjen e ritmit garues para fillimit të sezonit.
Ky nuk është rasti i parë që Osijeku nuk e thekson rezultatin e një miqësoreje. Pas humbjes 0:4 ndaj Paksit të Hungarisë në një ndeshje të mbyllur për publikun, rezultati ishte publikuar në faqen zyrtare të klubit, ndonëse tashmë ishte bërë publik edhe nga aplikacionet e rezultateve. Pas asaj ngjarjeje, zëdhënësi i klubit, Mario Mihiq, mori një paralajmërim para largimit nga puna.
Presidentja e klubit, Alexandra Vegh, ia dorëzoi personalisht vërejtjen, duke pretenduar se publikimi i rezultatit ishte në kundërshtim me interesat e klubit. Mihiq refuzoi ta nënshkruante dokumentin.
Për shkak të kësaj situate, mbetet e paqartë kush e ka përgatitur raportin e fundit të ndeshjes me Neftçin, në të cilin, ndryshe nga zakonisht, nuk figuron rezultati përfundimtar”, ka shkruar media kroate.
