PD kërkon shpalljen “non grata” të ministres serbe

0%

Partia Demokratike kërkoi sot shpalljen “non grata” të ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, si edhe paditjen e saj për nxitje të gjenocidit, pas një deklarate lidhur me ngjarjet në Kosovë gjatë vitit 1998.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, e cilësoi deklaratën e ministres serbe si “ultraraciste dhe antishqiptare”. Sipas Garos, deklarata e Paunoviç përbën një justifikim të spastrimit etnik dhe të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Partia Demokratike dënoi deklaratën, duke e cilësuar atë si nxitëse të urrejtjes dhe në kundërshtim me parimet themelore të të drejtave të njeriut. Partia Demokratike theksoi se, “shpallja e saj non grata dhe paditja për nxitje të gjenocidit janë të vetmet qëndrime që ajo meriton”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot