PDK: Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale

0%

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka zhvilluar më një takim me deputetët e zgjedhur të kësaj partie, ku u diskutua për domosdoshmërinë e krijimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja. Mes tjerash u tha se procesi i konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve duhet të përmbyllet pa vonesa të mëtejshme.

Sepse, sipas njoftimit të PDK-së, vazhdimi i bllokadës institucionale nga ana e partisë në pushtet pas një periudhe të gjatë pasigurie politike dhe zgjedhjesh të njëpasnjëshme, vetëm sa e thellon krizën, pengon zhvillimin ekonomik dhe dëmton interesin e qytetarëve dhe të shtetit.

“Deputetët e zgjedhur të PDK-së ritheksuan se Kosovës i duhen institucione të afta për t’u përballur me sfidat me të cilat përballet vendi, duke u fokusuar në prioritetet e qytetarëve: zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale, forcimin e shtetit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës”- thuhet në komunikatë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ata potencojnë se Kosova ka nevojë urgjente për stabilitet politik, institucione funksionale dhe vendimmarrje që u përgjigjet pritjeve të qytetarëve dhe jo për zvarritje të proceseve që dëmtojnë interesin publik dhe të ardhmen e vendit.

Takimi Kurti- Hamza Të premten, më , kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, pas takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se qëndrimi i PDK-së është që kjo parti ta ketë rolin e vet konstruktiv si parti opozitare brenda Kuvendit.

Hamza ka thënë se në Kuvend përveç PDK-së janë edhe 98 deputetë të tjerë dhe mund të kompletohen të gjitha institucionet. Kreu i PDK-së ka shtuar se LVV-së i takon të gjejë partnerët. Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, para takimit me kryetarin e Partisë Demorkatike të Kosovës, Bedri Hamza, kishte thënë se pret që takimi të jetë konstruktiv.

Burimi: Kallxo