Drita zhvillon sonte ndeshjen vendimtare ndaj Zalgirisit, në kuadër të përballjes së radhës evropiane, me fillim nga ora në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Skuadra gjilanase vjen me optimizëm pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Lituani, rezultat që e lë të hapur çështjen e kualifikimit.
Bardhekaltrit do të kërkojnë përkrahjen e madhe të tifozëve për të siguruar një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare. Përballë tyre do të jetë një sfidë e vështirë, pasi Zalgirisi ka treguar se është kundërshtar i fortë. Të dyja skuadrat do të zbresin në fushë për 90 minuta vendimtare, ku vetëm njëra prej tyre do të sigurojë kalimin tutje.
