Kombëtarja U17 e Kosovës nderon heronjtë në Prekaz

0%

Në kuadër të fazës përgatitore në Skenderaj, volejbollistet e Kombëtares së Kosovës U17, së bashku me shtabin teknik të udhëhequr nga përzgjedhësi Ylli Kadriu dhe ndihmësit Kastriot Azemi e Trendelina Gashi, zhvilluan homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Delegacioni bëri homazhe pranë varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, dëshmorëve të familjes Jashari, si dhe të gjitha familjeve që dhanë bijtë e bijat e tyre për lirinë e Kosovës. Ky akt simbolik ishte një moment reflektimi, respekti dhe motivimi për ekipin kombëtar.

Para nisjes së sfidave ndërkombëtare, volejbollistet morën frymëzim nga sakrifica e heronjve të vendit, duke forcuar bindjen se fanella e Kosovës bart përgjegjësi, krenari dhe përkushtim. Me këtë frymë, Kombëtarja U17 vazhdon përgatitjet me synimin për ta përfaqësuar Kosovën sa më denjësisht në BVA Kampionatin Ballkanik, që do të zhvillohet nga 21 deri më 25 korrik në Ferizaj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot