Reali transferon talentin e Santanderit

0%

Real Madrid ka arritur marrëveshje për transferimin e Sergio Martinezit. 19-vjeçari do t’i bashkohet menjëherë klubit madrilen, pa u huazuar te Racing. Mesfushori do të firmosë kontratë deri në qershor të vitit 2030. Marrëveshja kap vlerën e rreth tre milionë eurove, dhe Martinezi ka refuzuar oferta nga klube angleze, gjermane dhe saudite.

Lojtari zgjodhi Real Madridin pas kontakteve dhe bisedave për projektin e klubit.

Burimi: Bota Sot