Xhudistja Laura Fazliu ka fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’. Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Xhudos në Kosovë, e cila ka njoftuar se xhudistja kosovare në çerekfinale e mposhti me Ippon xhudisten turke, Ozlem Yildiz. “Në gjysmëfinale Laura mposhti me Ippon, Doris Boursas nga Franca.
Laura në finale u mposht me Yuko nga Carlotta Avanzato nga Italia, por i solli Kosovës medaljen e argjendtë. Urime Laura! Krenarë!” – ka thënë Federata. Kjo është medalja e pestë për Kosovën, me tri të bronzta dhe një të artë, të fituara Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” që po mbahen në Taranto në Itali.
Një ditë më parë, xhudistja Flaka Loxha fitoi medaljen e bronztë, të tretën në 57 kilogramë. Xhudistët Akil Gjakova dhe Fatjona Kasapi fituan medalje të bronzta, kurse boksierja Donjeta Sadiku fitoi medaljen e artën në 60 kilogramë. Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” do të mbahen deri më në Itali.
Në këto lojëra, Kosova po përfaqësohet me 163 sportistë, në 21 sporte, duke shënuar numrin më të madh të sportistëve që kanë përfaqësuar vendin tonë në një ngjarje ndërkombëtare shumësportëshe.
