Drita është eliminuar në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, pasi u mposht me rezultat 3-2 nga Kauno Zalgiris në ndeshjen e kthimit, me golin vendimtar që u shënua nga penalltia në minutën e katërt shtesë. Gjilanasit kishin marr një barazim 1-1 në ndeshjen e parë, ndërsa ishin afër kalimit tutje deri në minutat e fundit.
Skuadra lituaneze kaloi e para në epërsi në minutën e 9-të, kur Vykintas Slivka realizoi një gol të bukur nga skaji i zonës për 1-0. 9′ | Awful start for Drita, the visitors take the lead!
Drita ⚪️ 0-[1] ⚫ Kauno Žalgiris ⚽ Slivka | Agg: 1-2 #UCL | #Drita | 🇽🇰🇱🇹 pic.twitter.com/IPpeLv8lD6 — Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) July 14, 2026 Drita reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 20-të. Liridon Balaj asistoi për Igball Jasharin, i cili shënoi nga afërsia për 1-1. Goli u verifikua për disa minuta nga VAR-i, por në fund u konfirmua. 20′ | YES YES! FIRST GOAL FOR JASHARI!
Drita ⚪️ [1]-1 ⚫ Kauno Žalgiris Agg: 2-2 #UCL | #Drita | 🇽🇰🇱🇹 pic.twitter.com/WAn2n18R9E — Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) July 14, 2026 Në pjesën e dytë, kampionia e Kosovës përmbysi rezultatin. Pas një goditjeje nga këndi të Balajt, Arb Manaj u gjend më së miri në zonë dhe realizoi për 2-1 në minutën e 53-të. 53′ | GOAL! DRITA TAKES THE LEAD!
Drita ⚪️ [2]-1 ⚫ Kauno Žalgiris ⚽ Manaj | Agg: 3-2 #UCL | #Drita | 🇽🇰🇱🇹 pic.twitter.com/OOfR3jmZ7Y — Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) July 14, 2026 Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan. Në minutën e 82-të, Vykintas Slivka shënoi golin e tij të dytë të mbrëmjes me një goditje të saktë me kokë, duke barazuar rezultatin në 2-2. 82′ | Goal for Kauno.
Drita have been parking the bus for too long, allowing the visitors to have constant attacks. Drita ⚪️ 2-[2] ⚫ Kauno Žalgiris ⚽ Slivka | Agg: 3-3 #UCL | #Drita | 🇽🇰🇱🇹 pic.twitter.com/tOxIwus4RG — Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) July 14, 2026 Në minutat e fundit, Drita vuajti presion të madh, ndërsa portieri Faton Maloku bëri disa pritje vendimtare për ta mbajtur skuadrën në lojë.
Drama kulmoi në kohën shtesë. Në minutën e 91-të, gjyqtari fillimisht refuzoi kërkesat e Kauno Zalgirisit për penallti, pasi gjykoi se Vesel Limaj nuk kishte prekur topin me dorë. Megjithatë, pas një rishikimi të gjatë nga VAR-i, ai ndryshoi vendimin dhe akordoi penallti.
Nga pika e bardhë, Amine Benchaib u tregua i saktë në minutën e 94-t, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të portës për rezultatin përfundimtar 3-2. 94′ | Unbelievable…
Drita ⚪️ 2-[3] ⚫ Kauno Žalgiris ⚽ Benchaib (p) | Agg: 3-4 #UCL | #Drita | 🇽🇰🇱🇹 pic.twitter.com/NNgafGT0Om — Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) July 14, 2026 Me këtë humbje, Drita i jep fund aventurës në Ligën e Kampionëve që në raundin e parë kualifikues, ndërsa garat i vazhdon edhe tutje në Evropë.
