Shpërndaje në: Ushtria amerikane ka nisur sulme të mëtejshme ndaj Iranit, ka njoftuar Komanda Qendrore e saj. Në një postim në rrjetin X Komanda ka thënë se pasditen e së martës forcat amerikan kanë nisur një raund tjetër sulmesh kundër Iranit “për të vazhduar degradimin e kapaciteteve iraniane të përdorura për të sulmuar anijet në Ngushticën e Hormuzit”.
“Sulmet po zhvillohen ndërsa forcat amerikane përgatiten të rikthejnë bllokadën detare kundër porteve dhe zonave bregdetare iraniane. Bllokada hyn në fuqi në orën 4 pasdite”, thuhet në njoftim. Agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit, IRNA, raportoi tri shpërthimeve të njëpasnjëshme në Bandar Abbas. Ndërkohë, SHBA-ja ka lëshuar sanksione të reja ndaj subjekteve të lidhura me Iranin.
Sipas Departamentit të Thesarit, sanksionet synojnë individë, subjekte dhe anije.
