As Liverpooli e as Nottingham Foresti nuk njohin fitore në edicionin e ri në Premier League. Nottingham Forest si mysafire e ka befasuar Liverpoolin, duke luajtur baras (2:2) në stadiumin “Anfield”. Liverpooli ka regjistruar barazimin e dytë rresht, ndërsa Nottingham Forest pas humbjes në start, sot shijoi pikën e parë.
Për Nottingham Forestin shënuan Ndoye (24′), Gibbs-White (70′ – nga penalltia) dhe për Liverpoolin Isak (60″) e Munoz (82’). Liverpooli renditet në vend të dytë me 2 pikë dhe Nottingham Forest në të 12-tin me 1.
