Drita e Kauno Zalgiris baras në pjesën e parë

0%

Është mbyllur pjesa e parë, në ndeshjen mes Dritës dhe Kauno Zalgirisit. Pas 45-minutëshit të parë, kampionia e Kosovës dhe kampioni i Lituanisë po ndahen baras në “Fadil Vokrri”. Mysafirët shënuan të parët me anë të Vykintas Slivkas, në minutën e nëntë të ndeshjes. Drita barazoi në minutën e 20-të. Ishte Igball Jashari që shënoi për 1-1, pas asistimit nga Liridon Balaj.

Rezultati i përgjithshëm momentalisht është 2-2, pas dy ndeshjeve. Ndeshja e parë kishte përfunduar 1-1 në Lituani. Fituesi i kësaj përballjeje do të luajë në fazën e dytë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Burimi: Bota Sot