BE miraton 659 milionë euro ndihmë shtetërore për Gjermaninë për

0%

Komisioni Evropian miratoi sot dhënien e 659 milionë eurove ndihmë shtetërore nga Gjermania, për ngritjen e katër fabrikave të prodhimit të gjysmëpërçuesve (çipave).

Komisionerja spanjolle, përgjegjës për tranzicionin e pastër, të drejtë dhe konkurrues, Teresa Ribera tha se mbështetja e inovacionit në fushën e gjysmëpërçuesve, do të forcojë sovranitetin teknologjik dhe konkurrueshmërinë e Evropës.

Sipas Komisionit Evropian, këto masa do të ndihmojnë në forcimin e pozitës së Bashkimit Evropian dhe rritjen e pavarësisë së tij në zinxhirin e prodhimit të gjysmëpërçuesve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjermania do të japë grantet e mëposhtme: • 353 milionë euro për një fabrikë që prodhon çipa me përbërës të silicit dhe karbonit në Baesweiler, në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë. • 214 milionë euro për prodhimin e çipave “Silicon Power MOSFETs” në Itzehoe, në Schleswig-Holstein. • 74 milionë euro për pajisje të specializuara matëse optike dhe të filmave të hollë në Weilburg, në landin Hessen. • 18 milionë euro për dy fabrika shumë të specializuara të prodhimit të çipave në Mynih.

Projektet do të financohen në bashkëpunim mes qeverisë federale gjermane dhe autoriteteve rajonale. Kompanitë përfituese janë angazhuar të sjellin përfitime për industrinë evropiane të gjysmëpërçuesve dhe të bashkëpunojnë me universitete dhe institute kërkimore.

Bashkimi Evropian synon që deri në vitin 2030, të dyfishojë pjesën e tij në prodhimin global të gjysmëpërçuesve, duke e çuar nga rreth 10% aktualisht në 20%. Deri më tani, shtetet anëtare kanë mbështetur projekte në këtë sektor me rreth 14 miliardë euro, sipas Komisionit Evropian.

Rregullat e BE-së për ndihmën shtetërore, janë të rrepta për të shmangur që ekonomi të mëdha, si ajo e Gjermanisë, të fitojnë avantazh të padrejtë ndaj vendeve më të vogla përmes subvencioneve publike.

Burimi: Bota Sot