Çiklisti Tadej Pogaçar vazhdon të dominojë “Tour de France 2026”. Slloveni fitoi edhe etapën e 10-të, një itinerar prej 167 kilometrash nga Aurillac në Le Lioran, duke forcuar ndjeshëm pozitën në krye të renditjes së përgjithshme. Kampioni i dyfishtë i botës sulmoi rreth 16 kilometra para finishit, pak para ngjitjes në Col de Pertus, dhe askush nuk arriti ta ndiqte.
Pikërisht në Le Lioran, ku në vitin 2024 kishte pësuar humbjen e tij të fundit të vërtetë në një duel me Jonas Vingegaard, Pogaçar këtë herë u hakmor në mënyrën më bindëse, duke triumfuar i vetëm me duart lart.
Italiani Davide Piganzoli ishte duke punuar për Vingegaardin në momentin e sulmit të Pogaçarit, ndërsa Richard Carapaz, që kishte qenë në arratisje, u kap para ngjitjes së parafundit. Prej aty e deri në vijën e finishit, gara u shndërrua në një shfaqje të sllovenit.
Ky ishte suksesi i tretë etapor i Pogaçarit në këtë edicion të ‘Tour de France” dhe fitorja e 124-t në karrierë, njëherësh e 16-ta këtë sezon. Ai ka arritur tashmë në 24 fitore etapash në ‘Tour de France’, vetëm 11 më pak se rekordmeni Mark Cavendish. Pogaçar regjistroi gjithashtu ditën e 60-të me fanellën e verdhë në karrierë, duke barazuar legjendën Miguel Indurain.
Para tij në këtë statistikë mbeten vetëm Bernard Hinault me 79 ditë dhe Eddy Merckx me 111. Pas Pogaçarit, vendin e dytë në etapë e zuri Remco Evenepoel, i cili, ndonëse mbeti prapa gjatë ngjitjes, rikuperoi fuqishëm në fund. Vingegaard, pas një pune të madhe gjatë etapës, pësoi një rënie në kilometrat e fundit dhe humbi 44 sekonda ndaj rivalit të tij kryesor.
Diferencat në finish ishin: Remco Evenepoel +32 sekonda, Paul Seixas dhe Florian Lipowitz +34 sekonda; Juan Ayuso dhe Mattias Skjelmose +38 sekonda; Jonas Vingegaard +44 sekonda; Isaac del Toro +1 minutë e 31 sekonda.
Në renditjen e përgjithshme, Pogaçar tani ka një epërsi prej 3 minutash e 36 sekondash ndaj Vingegaardit dhe 4 minutash e 6 sekondash ndaj Evenepoelit, duke u afruar gjithnjë e më shumë drejt triumfit të pestë në ‘Tour de France’, me të cilin do të barazonte legjendat Jacques Anquetil, Eddy Merckx, Bernard Hinault dhe Miguel Indurain.
“Tour de Franc” vazhdon të mërkurën me etapën e 11-të, e cila në letër favorizon sprinterët. Deri tani, të dy sprintet masive të këtij edicioni janë fituar nga belgu Tim Merlier i skuadrës Soudal Quick-Step. Etapa e 10-të 1.Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates XRG) 03h 58′ 08” – B : 10 2. Remco Evenepoel (Red Bull – Bora – Hansgrohe) + 00h 00′ 32” B : 6 3.
Paul Seixas (Decathlon CMA CGM Team) + 00h 00′ 34” B:4 4. Florian Lipowitz (Red Bull – Bora – Hansgrohe) + 00h 00′ 34 5. Juan Ayuso (LIDL-TREK) + 00h 00′ 38 6. Mattias Skjelmose (LIDL-TREK) + 00h 00′ 38 7. Jonas Vingegaard (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 00′ 44 8. Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG) + 00h 01′ 31 9. Tom Pidcock (Pinarello-Q36.5 Pro Cycling Team) + 00h 01′ 59 10.
Lenny Martinez (Bahrain Victorious) + 00h 02′ 03 Renditja e përgjithshme 1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates XRG) 36h 15′ 02 2. Jonas Vingegaard (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 03′ 36 3. Remco Evenepoel (Red Bull – Bora – Hansgrohe) + 00h 04′ 06 4. Juan Ayuso (LIDL-TREK) + 00h 04′ 22 5. Paul Seixas (Decathlon CMA CGM Team) + 00h 04′ 35 6.
Florian Lipowitz (Red Bull – Bora – Hansgrohe) + 00h 04′ 44 7. Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG) + 00h 05′ 08 8. Mattias Skjelmose (LIDL-TREK) + 00h 05′ 45 9. Lenny Martinez (Bahrain Victorious) + 00h 06′ 34 10. Tom Pidcock (Pinarello-Q36.5 Pro Cycling Team) + 00h 11′ 49
