A mund të zhduken vetë venat e zgjeruara? Çfarë duhet të dini para se

0%

Rëndesa në këmbë, ënjtja rreth kyçeve dhe venat më të dukshme në mbrëmje mund të jenë shenja që kërkojnë kontroll me kohë Sipas Cleveland Clinic, te pamjaftueshmëria kronike venoze trajtimi nuk mund ta kthejë pas dëmtimin e valvulave të venave, por mund t’i lehtësojë simptomat dhe, në disa raste, të largojë ose të mbyllë venat e dëmtuara që gjaku të mos kalojë më nëpër to.

Arsyeja qëndron në mënyrën si funksionojnë venat. Ato e kthejnë gjakun nga këmbët drejt zemrës me ndihmën e valvulave të vogla, të cilat pengojnë kthimin e gjakut mbrapa. Kur këto valvula dobësohen, gjaku grumbullohet në venë, presioni rritet, ndërsa vena zgjerohet dhe bëhet e dukshme. Ajo që shpesh shihet si problem estetik, në të vërtetë është çrregullim i qarkullimit.

Shenjat që nuk duhet t’i injoroni Nëse venat janë më të dukshme në mbrëmje sesa në mëngjes, nëse shihni vijëzime të kaltërta ose vjollcë nën lëkurë, sidomos në pjesën e poshtme të këmbëve ose pas gjurit, është mirë të bëni një kontroll. Rëndesa në këmbë, ndjesia e tendosjes, djegia, ngërçet gjatë natës dhe ënjtja rreth kyçeve mund të jenë shenja të hershme të sëmundjes kronike venoze.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Këto simptoma shpesh përkeqësohen gjatë ditës, pas qëndrimit të gjatë ulur ose në këmbë. Kremrat dhe xhelat mund ta lehtësojnë përkohësisht ndjenjën e lodhjes, por nuk i riparojnë valvulat e dëmtuara dhe nuk e rikthejnë venën në gjendjen e mëparshme.

Çfarë mund ta ndalë përparimin e sëmundjes Edhe pse vena e dëmtuar nuk mund të “riparohet” nga brenda, simptomat mund të lehtësohen dhe përparimi i sëmundjes mund të ngadalësohet. Ndihmojnë lëvizja e rregullt, shmangia e qëndrimit të gjatë ulur ose në këmbë, kontrolli i peshës trupore dhe përdorimi i çorapeve medicinale kompresive.

Kur sëmundja është më e avancuar, mjekësia moderne ofron metoda minimalisht invazive, si mbyllja e venës me laser ose teknika të tjera që e përjashtojnë venën e dëmtuar nga qarkullimi. Gjaku më pas kalon nëpër venat e shëndetshme. Këto procedura zakonisht nuk kërkojnë rikuperim të gjatë dhe shumë pacientë mund t’u kthehen aktiviteteve të përditshme shpejt pas ndërhyrjes.

Pse venat duket sikur “kthehen” pas trajtimit Pas trajtimit, zakonisht nuk kthehet e njëjta venë. Ajo është mbyllur ose larguar nga qarkullimi. Por, nëse ekziston predispozita, ndryshimet mund të shfaqen në vena të tjera. Prandaj janë të rëndësishme kontrollet afatgjata, kujdesi për qarkullimin dhe reagimi në kohë.

Venat e zgjeruara nuk duhet pritur derisa të shfaqen komplikime si plagët venoze ose tromboza. Sa më herët të diagnostikohen dhe trajtohen, aq më i thjeshtë është kontrolli i sëmundjes.

Burimi: Bota Sot