Didier Deschamps largohet nga drejtimi i Francës

0%

Ishte një nga kombëtaret favorite, por Franca është eliminuar në gjysmëfinale nga Kupa e Botës, pasi ”Gjelat” pësuan humbje 2:0 nga Spanja. E bashkë me këtë eliminim ka përfunduar edhe epoka e Didier Deschamps. Ai do të largohet nga posti i trajnerit të Francës, derisa do ta drejtoj kombëtaren edhe një ndeshje.

Deschamps do të jetë në krye të trekoloreve edhe për ndeshjen e vendit të tretë, ku do të përballet me humbësin e ndeshjes Argjentinë – Angli. Pasardhës i tij raportohet se do të jetë Zinedine Zidane.

Burimi: Bota Sot