Një mosmarrëveshje në trafik në Duhël të Suharekës përfundoi me përleshje, arrestim dhe konfiskim të një armë zjarri. Mëngjesin e së dielës, më , një person dyshohet se kishte sulmuar fizikisht dy persona të tjerë pas një mosmarrëveshje trafiku, njofton Policia e Kosovës. Përveç sulmit fizik, ai dyshohet se kishte ekspozuar edhe një armë para tyre.
Pas reagimit të policisë, tek i dyshuari është gjetur dhe pastaj konfiskuar pistoleta me një fishek. I dyshuari për këtë rast ka marrë ndihmë shëndetësore, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
