Policia e Kosovës, më , ka njoftuar se janë arrestuar 15 persona, pasi dyshohet se ata janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshjeje rreth një prone. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në Lipjan më , rreth orës .
Pas pranimit të informacionit, patrulla policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku janë identifikuar të dyshuarit dhe 15 prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në stacion policor për intervistim. Bëhet e ditur se 11 nga personat e përfshirë në rrahje kanë pësuar lëndime trupore, të cilët më pas janë dërguar në spital për tretman mjekësor.
“Janë arrestuar 15 persona pasi që dyshohet se, të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje rreth një prone janë rrahur mes vete. Lëndime trupore kanë pësuar 11 persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor” – thuhet në raportin policor. Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa 10 nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Kallxo.com ka raportuar për rastin më .
