Burri rrah gruan në Ferizaj, dërgohet në mbajtje

0%

Një person ka ushtruar dhunë fizike nga gruas së tij të mërkurën rreth orës , në Ferizaj. Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka mësuar se pas një mosmarrëveshjeje një grua ishte sulmuar nga bashkëshorti i saj dhe i dyshuari ishte larguar nga banesa përpara se të arrinte policia.

“Me , rreth orës , stacioni policor në Ferizaj ka pranuar një informatë për një rast të ‘dhunës në familje’ në Ferizaj. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka mësuar se pas një mosmarrëveshjeje një grua ishte sulmuar nga bashkëshorti i saj dhe i dyshuari ishte larguar nga banesa përpara se të arrinte policia”, thuhet në njofitm.

Po ashtu siç thuhet në njoftim viktima është dërguar për trajtim mjekësor. “Viktima është dërguar në Emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor, ndërsa më vonë është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar si ‘lëndim trupor’, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar është ndaluar për 48 orë, për hetime të mëtutjeshme nga Njësia e Hetimeve për Dhunë në Familje”, thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi