Rusia sërish kundër Evropës, Zakharova: Vendet evropiane po pengojnë arritjen e paqes në Ukrainë

0%

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, deklaroi se vendet evropiane po kontribuojnë në vazhdimin e konfliktit në Ukrainë përmes ndihmës së tyre ushtarake dhe financiare për Kievin.

Gjatë një konference për shtyp, Zakharova tha se Evropa është shndërruar në pengesën kryesore për arritjen e paqes, duke argumentuar se fondet dhe pajisjet ushtarake të dërguara në Ukrainë po zgjasin luftimet.

Ajo përmendi planet e Holandës për të financuar blerjen e dronëve dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore për Ukrainën me një vlerë prej 500 milionë eurosh, si dhe vendimin e Belgjikës për të dorëzuar shtatë avionët e parë luftarakë F-16 gjatë vitit 2026. Sipas Zakharovës, këto ndihma përfaqësojnë një përpjekje për të vazhduar konfliktin dhe përshkallëzimin e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ajo akuzoi gjithashtu autoritetet ukrainase se, përmes deklaratave për një “fitore të shpejtë”, po përpiqen të sigurojnë mbështetje shtesë ushtarake dhe financiare nga vendet perëndimore. Zyrtarja ruse paralajmëroi se këto zhvillime mund të rrisin rrezikun e përfshirjes më të drejtpërdrejtë të vendeve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian në konfliktin me Rusinë.

Burimi: Bota Sot