Pas garës së kronometrit (ITT) të zhvilluar dje, sot u mbajt gara rrugore, duke përmbyllur Kampionatin e Kosovës në Çiklizëm 2026, me një nga garat më të vështira të sezonit, në një itinerar prej mbi 105 kilometrash me disa ngjitje sfiduese që seleksionuan garën që në fazat e hershme.
Në momentet vendimtare, ekipi i Kastriotit nga Ferizaj mori kontrollin e garës, duke realizuar një shkëputje të fuqishme me disa prej çiklistëve të tij dhe duke dominuar ritmin deri në finish.
Në kategorinë elitare, Blerton Nuha (Kastrioti) konfirmoi formën e shkëlqyer duke u shpallur Kampion i Kosovës për vitin 2026, ndërsa podiumi u kompletua nga Albion Kastrati (Kastrioti) dhe Albion Ymeri (Prishtina 038). Në konkurrencën e femrave, Enilda Zeqiri (Kastrioti) mbrojti titullin e kampiones së Kosovës, duke lënë pas Afërdita Ymerin (Prishtina 038) dhe Dafina Zylfiun (Dardana).
Rezultatet Elit Meshkuj (110 km) 1. Blerton Nuha (Kastrioti) – :04 Elit Femra 1. Enilda Zeqiri (Kastrioti) – :34 U23 1. Visar Nuhaj – :04 Junior 1. Festim Kurti – :04 Kadet 1.
Blend Biqkaj (Dardana) – :26 Kampionati i Kosovës 2026 dëshmoi edhe një herë nivelin në rritje të çiklizmit kosovar, me garuesit që përballuan me sukses një prej garave më kërkuese të sezonit dhe ofruan konkurrencë cilësore deri në vijën e finishi.
