Rockstar më në fund zbulon çmimin e video-lojës Grand Theft Auto 6

0%

Rockstar Games ka konfirmuar zyrtarisht çmimin e video-lojës së shumëpritur Grand Theft Auto VI. Sipas njoftimit, edicioni standard i video-lojës do të kushtojë 79.99 dollarë, ndërsa edicioni “Ultimate” do të kushtojë 99.99 dollarë. Para-porositë për video-lojën do të hapen më 25 qershor në mesnatë (sipas kohës lokale) për platforma si PlayStation 5 dhe Xbox Series X|S.

Video-loja është planifikuar të publikohet më . Edicioni standard i lojës do të jetë në formatin digjital dhe fizik, por kutia fizike nuk do të përmbajë disk – vetëm një kod shkarkimi. Ndërkohë, blerësit që porosisin paraprakisht do të marrin bonuse në lojë, përfshirë paketa ekskluzive me automjete, armë dhe veshje.

Edicioni “Ultimate” do të ofrojë përmbajtje shtesë premium që lidhet me historinë e personazheve kryesore të lojës. GTA VI konsiderohet një nga publikimet më të mëdha në historinë e industrisë së videolojërave dhe pritet me interes të madh nga lojtarët në mbarë botën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot