Petkoviç del hapur në mbrojtje të Radoiçiqit dhe sulmon Kurtin

0%

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka dalë në mbrojtje të Milan Radoiçiçit, ndërsa ka akuzuar pa ofruar prova kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për atë që e quajti “terror ndaj serbëve”.

Në një postim në rrjetin social X, Petkoviç e cilësoi si “a kuzë të mjerë dhe të turpshme” d eklaratën se përgjegjës për situatën e rëndë të sigurisë dhe largimin e serbëve nga Kosova është Milan Radoiçiçi, i cili ka marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë në shtator të vitit 2023.

Në vend të kësaj, Petkoviç fajësoi Kurtin, duke pretenduar se ai “u rren serbët”, një akuzë që nuk u shoqërua me fakte apo dëshmi. Petkoviç sulmoi edhe politikanin opozitar serb, Miroslav Aleksiq, për shkak të kritikave ndaj Radoiçiçit, duke deklaruar se “një patriot serb nuk e dëbon popullin e vet, por lufton për të me zemër e me shpirt”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Deklaratat e tij konsiderohen si pjesë e narrativës së vazhdueshme të autoriteteve serbe për të zhvendosur përgjegjësinë nga Radoiçiqi, i cili kërkohet nga institucionet e Kosovës për organizimin e sulmit në Banjskë ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Për sulmin terrorist në Banjskë, bashkësia ndërkombëtare, përfshirë NATO-n kanë kërkuar në vazhdimësi përgjegjësi nga Serbia duke kërkuar që Milan Radoiçiq të sillet para drejtësisë.

Burimi: Bota Sot