Kombëtarja U18 e Kosovës niset drejt Kampionatit Ballkanik, pas homazheve në Prekaz

0%

Kombëtarja U18 e Kosovës në konkurrencën e meshkujve është nisur sot drejt Podgoricës, ku nga 25 deri më 29 qershor do të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik U18.

Para nisjes, volejbollistët e rinj dhe stafi teknik bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, duke nderuar sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë, në një moment simbolik para përfaqësimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Kombëtarja, e cila zhvilloi kampin përgatitor në Skenderaj që nga 13 qershori, udhëhiqet nga përzgjedhësi Habil Ajeti, së bashku me ndihmësit Naim Gucati dhe Arif Elezi, ndërsa në rolin e Team Manager është Elmi Zymeri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Lista e lojtarëve Loris Pajaziti Art Visoka Geart Bojaj Gerti Krasniqi Leka Prelvukaj Keisan Mavriqi Gabriel Tonaj Engjëll Dalipi Ylli Kryeziu Mal Devaja Endi Neziri Arti Ahmeti Mensur Thaqi Drinor Morina Në Kampionatin Ballkanik U18, Kosova do të garojë në grupin ku bëjnë pjesë: Mali i Zi (nikoqir) Turqia Rumania Kosova

Burimi: Bota Sot