Gjyqi për çështjen CEZ-DIA është shoqëruar me përplasje mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në sallën e GJKKO-së. Gjatë deklarimeve të tij, ish-presidenti mohoi çdo ndërhyrje politike apo ndikim në çështjen për të cilën akuzohet, duke thënë se veprimet e ish-bashkëshortes së tij i di vetë ajo.
Meta hodhi poshtë pretendimet për mesazhe apo komunikime me persona të përmendur në dosje, duke i cilësuar akuzat si shpifje dhe një histori të sajuar. Seanca po ndiqet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Pjesë nga diskutimet në sallë: Meta : Nuk ekziston asnjë lloj ndikimi politik i ligjshëm, as për Adrian Shatkun, as për çdo person tjetër.
Asnjë sms e Ilir Metës, as e Monikës, as për Shatkun, as për Pirro Xhixhon, as për dreqin. Të gjitha janë shpifje. Nuk ekziston asnjë mesazh. Kjo është histori grekësh. Shatku duhet të vinte këtu të sqaronte çdo gjë. Por është arratisur nga Shqipëria. Kjo është histori e sajuar nga grekë kundër Ilir Metës. Jam rrëmbyer nga kjo histori mashtrimi. Nuk ekziston asnjë ndërhyrje imja.
As për veprimet e Monikës s’kam ndërhyrje, i di vetë ajo veprimet e saj. Ato historitë do kishin ardhur te unë. Pas parashtrimeve ligjore të avokatit, flet Meta në gjyq: Nuk ekziston asnjë lloj ndikimi politik i ligjshëm, as për Adrian Shatkun, as për çdo person tjetër. Asnjë SMS e Ilir Metës, as e Monikës, as për Shatkun, as për Pirro Xhixhon, as për dreqin. Të gjitha janë shpifje.
Nuk ekziston asnjë mesazh. Kjo është histori grekësh. Shatku duhet të vinte këtu të sqaronte çdo gjë. Por është arratisur nga Shqipëria. Kjo është histori e sajuar nga grekët kundër Ilir Metës. Jam rrëmbyer nga kjo histori mashtrimi. Monika Kryemadhi : Me llafet që të sjell Altin Dumani, thashetheme flet këtu. Mos u merr me llafe grash. Akoma merresh me thashethemet e Tedi Blushit?
Gjykata i tërheq vëmendjen. Kryemadhi: Kam 4 vjet që e dëgjoj. Edhe babai im të çohet nga varri nuk e duroj dot më. Gjykata: Do ju nxjerr nga salla e gjyqit. Paralajmërojmë të pandehurën Monika Kryemadhi, nëse e përsërisni do largoheni nga seanca.
