Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, ka deklaruar se inspektorët e OKB-së do të vizitojnë objektet e pasurimit bërthamor në Iran, si pjesë e një marrëveshjeje të përkohshme mes SHBA-së dhe Iranit.
Ai tha se, pavarësisht deklaratave politike dhe mosmarrëveshjeve mes palëve, marrëveshja parashikon qartë mbikëqyrjen e aktiviteteve bërthamore nga IAEA, duke theksuar se inspektimet do të realizohen në çdo rast. Sipas tij, koha e inspektimeve nuk është vendimtare, por ato do të ndodhin, pa dhënë detaje të sakta për afatet.
Ndërkohë, Irani ka kundërshtuar disa deklarata ndërkombëtare lidhur me inspektimet, duke theksuar se ato nuk janë planifikuar në objektet e goditura më herët. Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit parasheh uljen e rezervave të uraniumit të pasuruar dhe një periudhë 60-ditore për arritjen e një marrëveshjeje më të gjerë mes palëve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
