Kryeministrja e Lituanisë jep dorëheqje, bie qeveria pas 10 muajsh

0%

Kryeministrja e Lituanisë, Inga Ruginienė, ka dhënë dorëheqjen të martën, më 23 qershor, duke sjellë rënien e qeverisë së saj pas vetëm 10 muajsh në pushtet.

Dorëheqja e saj vjen pas një krize politike të shkaktuar nga tensionet brenda koalicionit qeverisës, ku rol ka luajtur edhe përfshirja e një partie të ekstremit të djathtë, çka ka çuar në prishjen e shumicës parlamentare dhe kërkesën për riformatizim të qeverisë.

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda, pritet të propozojë liderin e Partisë Socialdemokrate, Mindaugas Sinkevičius, si kandidat për kryeministër në parlament. Nëse emërimi miratohet, presidenti do ta dekretojë zyrtarisht kryeministrin e ri, i cili më pas do të ketë detyrën për të formuar kabinetin e ri qeveritar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, qeveria në detyrë e drejtuar nga Ruginienė do të vazhdojë punën deri në krijimin e ekzekutivit të ri. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com