Reflekset e ngrohta imitojnë pikërisht mënyrën si dielli i ndriçon flokët pas një dite në plazh Flokët brune me tone më të ngrohta dhe më të buta, të krijuara përmes fijeve të arta, karamel dhe bakri që duken natyrale, janë një nga tendencat kryesore të këtij sezoni.
Ky është një zgjedhje ideale për ato që nuk duan ta ndryshojnë plotësisht ngjyrën e tyre brune, por dëshirojnë t’i japin pak më shumë ngrohtësi. Meqë bëhet fjalë për fije të lehta që ngjajnë me ato që krijon dielli natyrshëm në flokë, ky trend fokusohet te shkëlqimi dhe pamja sa më natyrale .
Duke qenë se shumë prej nesh e kanë provuar rezultatin që mund të lënë fijet shumë intensive në flokë, fijet e vendosura në mënyrë strategjike në nuanca karamel janë një alternativë më e butë.
Për më tepër, ato nuk kërkojnë mirëmbajtje të shpeshtë apo përdorim të vazhdueshëm të trajtimeve kimike, pasi qëllimi është të përdoren nuanca që i afrohen mënyrës se si dielli i ndriçon natyrshëm flokët. Pikërisht siç duken pas një dite në plazh, kur kapin rrezet e diellit, transmeton Telegrafi.
Një trend që po pëlqehet nga yjet Trendi “golden hour brunette” është përqafuar edhe nga emra të njohur si Hailey Bieber dhe Dakota Johnson, të cilat kanë treguar se si nuancat më të errëta, të preferuara gjatë muajve të ftohtë, mund të zëvendësohen me fije pak më të ngrohta.
Ajo që bie në sy është se këto nuanca kombinohen aq mirë me ngjyrën natyrale të flokëve, sa ndryshimi duket pothuajse i padukshëm. Si e ka ndryshuar “golden hour” mënyrën si e shohim bukurinë? Bukuria natyrale ka qenë vitet e fundit në qendër të botës së “beauty”-t.
Edhe pse vetëm këtë sezon kemi filluar ta reduktojmë më shumë përdorimin e produkteve si maskara, prej vitesh po zgjedhim produkte që synojnë të theksojnë atë që kemi, në vend që ta ndryshojnë plotësisht pamjen. Edhe pse gradualisht jemi larguar nga nuancat dhe efektet që duken tepër artificiale në lëkurë, flokë apo fytyrë, dëshira për shkëlqim dhe efekt bronzi vazhdon.
Pikërisht për këtë arsye, “golden hour” është kthyer në një lloj reference estetike: duam të ruajmë atë efekt kur dielli i perëndimit e bën lëkurën më të ngrohtë dhe flokët i mbulon me reflektime të arta. Gjatë verës, ndryshe nga muajt e dimrit, përdorim më shpesh bronzerë, vajra trupi dhe produkte me grimca të imëta shkëlqyese që në diell theksojnë edhe më shumë lëkurën e nxirë.
Qëllimi nuk është një shkëlqim i fortë, por një i butë dhe natyral , që e bën lëkurën të duket më e shëndetshme dhe sikur ka kaluar gjithë ditën në diell. Sigurisht, gjithmonë duke përdorur SPF-në në mënyrën e duhur .
