MZHR mban takim koordinues për themelimin dhe funksionalizimin e Qendrës për Zhvillim Rajonal Juglindje

0%

Sot më , Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) mbajti takim koordinues lidhur me procesin e themelimit dhe funksionalizimit të Qendrës për Zhvillim Rajonal Juglindje. Takimi u kryesua nga Zëvendësministri i Parë në detyrë i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.

Ali Dula,i cili njëherit e udhëheqë procesin e themelimit dhe kishte për qëllim koordinimin e aktiviteteve ndërinstitucionale për avancimin e procesit të themelimit të Qendrës për Zhvillim Rajonal Juglindje. Në takim morën pjesë, Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Arton Konushevci, Kryetari i Komunës së Ferizajt, z.

Agim Aliu, Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, z. Mehmet Ballazhi, Nënkryetari i Komunës së Shtimes, z. Adnan Ademi, përfaqësues të Komunës së Shtërpcës, znj. Arta Ahmeti Xhylani, zëvendësuese e U.D. Sekretares së Përgjithshme të MZHR-së, Drejtori i AZHR Lindje, z. Agim Zeka, Drejtoresha e AZHR Qendër, znj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mimoza Tafarshiku, drejtorë të drejtorive komunale, si dhe përfaqësues të tjerë institucionalë. Gjatë takimit, znj. Kreshnike Arifi, u.d. Drejtoreshë e DPKZHR-së, prezantoi procesin e themelimit të Qendrave për Zhvillim Rajonal, duke paraqitur kornizën institucionale, objektivat dhe rolin e tyre në promovimin e zhvillimit të balancuar rajonal. Ndërkaq, znj.

Shyhrete Kastrati, Drejtoreshë e DPAR-së, prezantoi aktivitetet dhe hapat e nevojshëm për zbatimin e Udhëzuesit për Identifikimin e Zonave për Investime Strategjike dhe Studimin e Fizibilitetit për Zhvillim Socio-Ekonomik Rajonal, me fokus në identifikimin e potencialeve zhvillimore dhe krijimin e kushteve për tërheqjen e investimeve.

Në kuadër të takimit u diskutuan hapat e mëtejmë për funksionalizimin e Qendrës për Zhvillim Rajonal Juglindje, si dhe rëndësia e saj në koordinimin e prioriteteve zhvillimore, hartimin e planeve operative rajonale, zhvillimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta, si dhe mobilizimin e fondeve dhe investimeve për rajonin.

Në përfundim të takimit, pjesëmarrësit shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkomunal në funksion të themelimit dhe funksionalizimit të Qendrës për Zhvillim Rajonal Juglindje, duke e vlerësuar këtë iniciativë si një hap të rëndësishëm drejt avancimit të zhvillimit rajonal të balancuar dhe të qëndrueshëm.

Burimi: Bota Sot