Pinari: Tani fillon faza më e bukur dhe më e vështirë e Botërorit

0%

Specialisti i futbollit, Luan Pinari në emisionin L’America u shpreh se golat në këtë botëror kanë qenë me shumicë. “Me statistikat jemi shumë mirë. Sepse ne atë që dëshirojmë të shikojmë më tepër, golat i kemi parë me shumicë. Vetëm disa ndeshje që kanë përfunduar me rezultate të ngushta apo me rrjeta të paprekura. Por gjithsesi kemi parë ndeshje shumë të mira me gola.

Kur themi me gola, jo ka shënuar një ekip por kanë shënuar të dy ekipet”, tha Pinari. Pinari shtoi se tani fillon faza më e bukur dhe më e vështirë e botërorit.

“Kjo xhiro e parë është shumë interesante sepse ka lënë shumë mundësi sidomos për vendet e treta apo dhe vendet e dyta pse jo edhe për ato ekipe që kërkojnë të sigurojnë vendin e parë për të pasur më pas një ecuri ndoshta më të lehtë. Fillojnë edhe ato llogaritë pastaj për ti shkuar deri në fund këtij botërori.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ato duelet për vendet e para do jenë njësoj si ato ndeshjet që do jenë me eliminim direkt dhe them që tani fillon ajo faza më e bukur dhe më e vështirë për këtë botëror”, u shpreh Pinari.

Burimi: Bota Sot