“Jam pjesë e administratës, kryeministri është monstër”, ish-ushtaraku i bashkohet protestës masive të Tiranës: Rama si tiranët e Afrikës, kërkon të shpëtojë me pasurinë e shtetit!

0%

Protesta e sotme para Kryeministrisë ka dëshmuar qëndresë por edhe dëshmi e fjalime të forta nga qytetarë të thjeshtë të ardhur nga rrethet, të cilët kanë shpërthyer në akuza të ashpra ndaj klasës politike në vend. Mes shumë folësve, vëmendjen e ka marrë deklarata e fortë e një qytetari të identifikuar si Gerti Sinani, me origjinë nga Skrapari.

Ai u prezantua si ish-ushtarak i forcave detare dhe pjesë e administratës, ndërsa nuk i ka kursyer tonet e ashpra dhe akuzat e rënda si ndaj kryeministrit Edi Rama, ashtu edhe ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha.

Sipas ish-ushtarakut, situata politike në Shqipëri ka mbërritur në pikën ku udhëheqësit po përpiqen të sigurojnë veten duke nxjerrë pasuritë e vendit jashtë, duke bërë edhe një paralele me liderët autoritarë të vendeve të tjera. “Rama ka paguar 1 miliard euro në Elysee, kështu vepronin tiranët e Afrikës, çonin pasuritë e vendeve të tyre për të shpëtuar”, deklaroi protestuesi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga ana tjetër, qytetari goditi edhe liderin e opozitës, duke u shprehur: “Saliu ndau veriun me jugun, këtë popull të bekuar”.

Burimi: Bota Sot