Filloi asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

0%

Kanë filluar punimet e asfaltimit në projektin e ndërtimit të rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës, një prej destinacioneve turistike më të rëndësishme dhe më të vizituara në Kosovë.

Ky projekt po realizohet në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar në vitin 2025 ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit dhe Komunës së Malishevës, me financim të plotë nga Ministria. Rruga me gjatësi prej 2.98 kilometrash dhe vlerë investimi prej 546,164.21 euro tashmë ka hyrë në fazën finale të realizimit.

Përfundimi i saj do të përmirësojë qasjen drejt Ujëvarave të Mirushës, do të lehtësojë lëvizjen e vizitorëve dhe do të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e turizmit, biznesit lokal dhe ekonomisë së zonës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve që përmirësojnë infrastrukturën rrugore dhe fuqizojnë potencialin turistik e ekonomik të vendit.

Burimi: Bota Sot