Specialisti i futbollit, Erjon Xhafa i ftuar në emisionin L’America u shpreh se ndeshja mes Anglisë dhe Kroacisë ishte teknikisht më e bukura deri tani e botërorit. Xhafa kishte edhe komente negative për Anglinë, pasi sfidën ndaj Ganës e cilësoi si të lodhshme. “Teknikisht unë besoj se ka qenë Anglia me Kroacinë.
Sepse patëm në fushë dy skuadra që nuk bënë llogari duke qenë skuadra të mbyllura, skuadra duke ndenjtur në mbrojtje, me ekuilibër për të mos sulmuar por ishin dy skuadra që sulmonin. Sulmonin dhe linin hapësira dhe praktikisht ekzaltuan të gjitha kualitetin që kanë të dyja skuadrat. Dhe aq më tepër pastaj që përfundoi me 6 gola.
Kurse ndeshje pastaj që mbetet në mendje është ajo ndeshja e djeshme. Jo për pozitive sepse Anglia ka dy tabllo, atë me Kroacinë por edhe atë të djeshmen. Që një ndeshje dje që ishte e lodhshme edhe në aspektin e komentimit. Një ndeshje e mbyllur gjatë gjithë kohës, një Ganë që shqetësohej vetëm për aspektin mbrojtës dhe mendonte shumë pak për sulmin”, t ha Xhafa.
