Imeri ndahet me Bodrumin

0%

Imeri ndahet me Bodrumin! Futbollisti shkupjan Omar Imeri ka konfirmuar largimin nga klubi turk Bodrum FK, duke i dhënë fund një periudhe pesëvjeçare që, sipas vetë lojtarit, i ka lënë kujtime dhe emocione të veçanta. 26-vjeçari, i cili vite më parë u transferua nga KF Shkëndija te Antalyaspor, pritet të vazhdojë karrierën te ish-skuadra e tij, Batman Petrolspor, që garon në kategorinë e tretë të futbollit turk.

Në mesazhin e lamtumirës, Imeri falënderoi drejtuesit, bashkëlojtarët, stafin dhe tifozët, duke theksuar se Bodrumi do të mbetet gjithmonë një pjesë e veçantë e zemrës së tij.

Burimi: Bota Sot