“Kupa e Botës do vijë në Europë”, Duka: Shqipëria do bënte më mirë se Tunizia në grup nëse do kualifikohej në Botëror Presidenti i FSHF, Armand Duka i ftuar në emisionin L’America në Tv Klan komentoi edhe organizimin e kampionatit europian U21 të vitit 2027 që do zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi.
Duka u shpreh se ky është një event shumë i madh për Shqipërinë dhe se përgatitjet kanë kohë që kanë filluar. Por presidenti i FSHF, tha se stadiumet pavarësisht se duken nga jashtë sikur janë gati, duhet ende punë për të bërë dhe se ato ende nuk janë gati për zhvillimin e Europianit U21. “Për ne është event shumë i madh.
Dmth për mundësitë dhe aftësitë dhe madhësinë e vendit, pra eksperienca që kemi është një event i madh dhe ne kemi kohë që kemi filluar përgatitjet. Dhe për ne mbeten edhe të vështira sepse duhet të përgatiten e gjithë infrastruktura. Vërtet eventi zgjat vetëm afërsisht 20 ditë por për tu përgatitur për ato 20 ditë duhet shumë kohë.
Duhet shumë kohë për të përgatitur fushat e stërvitjes, stadiumet pavarësisht se duket nga jashtë sikur ne i kemi gati por realisht nuk i kemi gati për një event të tillë. Duhet të bëjmë shumë ndërhyrje në stadiume. Duhet të bëjmë shumë ndërhyrje në infrastrukturë sportive dhe kemi filluar punën me kohë”, u shpreh Duka.
Duka shtoi se i gjithë stafi i federatës është vënë në dispozicion të grupit të punës së UEFA-s, ndërsa tha se ka pak mbështetje nga autoritetet vendore dhe lokale. “Me thënë të vërtetën i gjithë stafi i Federatës është vënë në dispozicion të grupit të punës së UEFA-s sepse ata e udhëheqin procesin. Por kemi pak mbështetje dhe përkrahje nga autoritetet vendore dhe lokale.
Uroj që të zgjohen nga gjumi dhe po mendoja në fakt që parë dhe e kam menduar edhe gjatë këtyre ditëve sepse më ka pëlqyer ai festimi që kanë bërë të gjithë tifozët norvegjezë dhe ato të parlamentit më pëlqyen shumë. Thashë sikur të shkonin në botëror edhe këto të parlamentit do bënin kshu, se këta bëjnë kur shkon në botëror ose europian.
Tani që ne nuk jemi, na quajnë të vdekur por ne duhet të punojmë që të jemi prap të gjallë”, tha Duka.
