“Edi Rama o tradhtar me Shqipërinë mos bëj Pazar”, janë këto thirrjet që jehojnë përpara Kryeministrisë në protestën 25 kundër kryeministrit Rama. Revolta e shqiptarëve ka vijuar pa ndalur për 25 ditë me radhë pas asnjë ndalesë. Një protestuese ka pasqyruar realitetin e hidhur me të cilën përballen shqiptaret nga mungesa e ilaçeve, te korrupsioni te shkatërrimi i arsimit.
“Një shoqëri që nuk e ndali as presionet për vendin e punës, as etiketimet personale të zotit Rama, nuk e ndal as shiu. Sot po i thotë Europës bëhuni me ne dhe jo me autokratin. Në një nga këto ditë, një nga shokët tanë bëri një pyetje…Mirë ne Diaspora që s’kemi frikë, po ju në Shqipëri a keni frikë që dilni në protestë?
Dhe ju përgjigja, a jetohet me një kryeministër autokrat, me oligarkë që iu marrin edhe malin dhe detin? Sistemit të drejtësisë i kërkojmë të shkojnë deri në fund. Edhe trotuari merret për të bërë pallat e kulla. A jetohet siç jetojnë shqiptarët që duhet të hapësh GoFaundMe ose të marrësh borxh sepse ne spital nuk ka ilaçe” , u shpreh një tjetër protestuese.
