Pas çertifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të fundit të jashtëzakonshme që u mbajtën me , kryetari i LVV-ës, si fitues absolut i zgjedhjeve, ka bërë përpjekje maksimale dhe ka ndërmarrë disa iniciativa për t’u takuar me partitë opozitare me qëllim të gjetjes së një zgjidhje për daljen nga kjo krizë politike dhe institucionale që po zgjatë për 16 muaj.
Në këtë kontekst, PDK-ja dhe AAK-ja kategorikisht refuzojnë takimet me Albin Kurtin, me pretekstin se ato kanë vendosur të qëndrojnë në opozitë dhe përjashtojnë çdo bashkëpunim me LVV-ën.
Ky refuzim, fatkeqësisht, nënkupton sabotimin e krijimit dhe funksionalizimit të institucioneve, që domosdoshmërisht çon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, pikërisht ashtu siç kishin paralajmëruar më parë, sikurse edhe Lista serbe se, me çdo kusht nuk do t’a lejojmë Albin Kurtin të vije në pushtet.
E vetmja parti me të cilën LVV-ja ka zhvilluar biseda për një koalicion të mundshëm, është LDK-ja. Liderët e këtyre dy partive janë takuar disa herë, që kanë rezultuar të pasuksesshme.
Konsideroj se, kërkesat dhe kushtëzimet e LDK-ës për arritjen e një marrëveshje me LVV-ën janë maksimaliste dhe në disproporcion me vullnetin e sovranit, respektivisht, LDK-ja përveç presidentit dëshiron edhe gjysmën e ministrive, dhe jo vetëm.
Është ironi e vërtetë se, në vend që LVV-ja, si fituese, t’i kushtëzojë partitë opozitare, fatkeqësisht, ndodhë e kundërta, që tregon qartë se mes opozitës ka një sinkronizim të organizuar, sikurse edhe në zgjedhjet e kaluara, për t’a çuar vendin prap në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Nëqoftëse i analizojmë sjelljet dhe veprimet e opozitës gjatë tri palë zgjedhjeve të fundit parlamentare, do të konkludojmë se ato tërë aktivitetin e tyre e kishin orientuar kundër interesave shtetërore, dhe tani, po kjo opozitë me paturpësinë më të madhe luan rolin e viktimës, edhe pse dihet se ajo në mënyrë të organizuar është duke e bllokuar dhe sabotuar konstituimin e institucioneve më vitale dhe më kritike, pa të cilat nuk mund të funksionojë shteti.
Që nga paslufta e këndej, asnjë parti politike nuk kishte marrë shumicën e votave sikurse LVV-ja në katër zgjedhjet e fundit, edhe përkundër kësaj, opozita qëllimisht i bojkoton institucionet shtetërore dhe bllokon funksionmin normal të shtetit.
Kurse PLAN-i nuk e ka patur asnjëherë problem konstituimin e institucioneve, sepse këto parti i ka lidhur korrupsioni dhe krimi i organizuar, duke i ndarë sferat e tyre të interesit në plaçkitjen e organizuar të shtetit.
Vlenë të theksoj se, nuk qëndrojnë deklaratat dhe propaganda e opoztës se Albin Kurti po dëshiron zgjedhje të tjera të jashtëzakonshme, kjo është non sens, sepse në asnjë vend, asnjë parti politike, e cila për katër herë me rradhë bindshëm, me shumicë absolute i fiton zgjedhjet parlamentare në mënyrë demokratike, nuk e çon vendin në zgjedhje të panevojshme, mirëpo humbësit, respektivisht opozita, e cila e plaçkiti dhe e shkatërroi pamëshirshëm shtetin, trafikonte me drogë, me qenie njerëzore, që bënte biznise me strukturat kriminale serbe, merrej me kontrabandimin e mallërave, që formuan « Zajednicën », Gjykatën Speciale, falën tokë Malit të Zi dhe Maqedonisë, që gati e ndanë pjesën Veriore të Kosovës duke përfshirë Ujmanin dhe Trepçën, janë pikërisht këta që tani përmes bllokadave rezikojnë Rendin Kushtetues, sovranitetitn, sigurinë e Kosovës.
Se vërtetë opozita është e vendosur t’i sabotojë institucionet, dëshmon edhe sjellja arrogante dhe e papranueshme e deputetes nga AAK-ja, Time Kadriaj, e cila gjatë seancës konstituive mbajtur me 8 gushte 2026, hedhi vezë mbi Alin Kurtin dhe deputetët e LVV-ës, duke shprehur mllefin dhe sëmundjen patologjike ndaj kryeministrit në detyrë Kurtit.
Në kohën kur Kurti ishte në opozitë, edhe ai kishte hedhur vezë mbi politkanët e opozitës, mirëpo kjo ka ndodhur në mbrojtje të institucioneve dhe shtetit, sikurse rasti kundër Gjykatës Speciale, Zajdnicës, faljes së tokës Malit të Zi dhe Maqedoisë, dhe jo vetëm, kurse opozita këte e bënë në dëmë të institucioneve dhe kundër interesave të shtetit.
Dhe mos të harrojmë se që nga paslufta, në çdo legjislaturë, në Kuvedin e Kosovës ka patur dhe ka deputet të përfshirë në krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, deputet që janë në listën e zezë të SHBA-ve, të cilët bashkë me Listën serbe, për dy dekada i kanë dhunuar institucionet shtetërore të Kosovës duke qeverisur – sunduar me strukturat e tyre kriminale.
Mirëpo shkaku kryesor i sabotimit dhe bojkotimit të institucioneve, është frika e opozitës nga përgjegjësia e keqpërdorimeve njëzetvjeçare, korrupsionit dhe krimit të organizuar, sepse me reformat në drejtësi, ata do të përballen me dosje voluminoze.
Pjesa dërmuese e lidershipit të partive opozitare gjatë ushtrimit të funksioneve politike, kanë krijuar pasuri të paimagjinueshme, janë bërë milionera brenda natës, dhe tani, e kanë të vështirë t’a arsyetojnë pasurinë e fituar në mënyrë të kundërligjshme, e cila do t’iu konfiskohet, prandaj ata i bëjnë rezistencë konstituimit të institucioneve dhe mbajnë peng shtetin për interesa personale.
