Nga: Shaban Maxharraj Shpërndaje në: Është një pyetje e kahershme e udhëpërshkruesve, se si mbijetonin njerëzit në Luginën e Shalës, por përgjigja që sa vjen e zbërthehet është ajo se izolimi është vetëm njëri imazh përderisa ndërveprimi merr karakter mbijetese. Vepra “Dritë dhe hije” e botuar tashmë edhe në shqip, i rikthehet kësaj zone nga këndvështrime të ndryshme.
“Ndërveprimi ishte njëfarë strategjie e mbijetesës… Populli shqiptar në përgjithësi është i zoti që t’ia dalë të mbijetojë. Dhe Thethi është një shembull i mirë”, ka thënë studiuesi Michael Galaty nga Universiteti i Michiganit, njëri nga redaktorët e kësaj vepre Lugina e Shalës në Shqipërinë veriore ka zgjuar gjithnjë kureshtjen e studiuesve shqiptarë, por sidomos të të huajve.
Zë jo pak vend në veprat e albanologëve evropianë e më tej, sikurse edhe të udhëpërshkruesve të njohur. Në literaturën e huaj për shqiptarët, kjo zonë gjithnjë paraqitet me kureshtje të madhe dhe përshkruhet si vend i izoluar. Njohja e kësaj zone nëpërmjet literaturës që është shkruar ndër shekuj, ka zgjuar edhe kureshtjen e studiuesve të ndryshëm të kohës sonë.
Njëjtë ka ngjarë edhe me studiuesin e arkeologjisë Michael Galaty nga Universiteti i Michiganit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Galaty njihet për studimet e tij në Ballkan, duke nisur nga Greqia, Shqipëria e Kosova. Vepra “Dritë dhe hije” është produkt i një grupi ndërdisiplinar të udhëhequr nga Galaty.
Për vite me radhë, arkeologë, antropologë, etnologë e epigrafë janë bashkuar për të bërë studime në Luginën e Shalës, zonë kjo ku Thethi njihet më së shumti. Bisedat me të pranishmit, hulumtimet arkeologjike, krahasimet e të dhënave, kërkimet nëpër arkiva kanë bërë që grupi të nxjerrë librin “Dritë dhe hije” me nëntitull “Izolimi dhe ndërveprimi në Luginën e Shalës në Shqipërinë e Veriut”.
Vepra në anglisht është botuar para disa vjetësh e të martën është promovuar edhe në shqip në librarinë “Dukagjini”. Me redaktorë Michael Galaty, Ols Lafe, Wayne Lee dhe Zamir Tafilica, vepra rrumbullakon një pikëpamje shkencore ndërdisiplinare që tregon ecjen e popullit të kësaj zone nëpër histori, duke qenë të izoluar e njëkohësisht edhe ndërveprues.
Kjo del edhe si një strategji e mbijetesës. Në panelin ku ishin antropologu e profesori universitar Arsim Canolli dhe vetë studiuesi Galaty, është thënë se Lugina qe gjithnjë midis izolimit dhe ndërveprimit. “Në librin tuaj ju thoni se është vend i izoluar, por i hapur edhe për të negociuar.
Pra është njëfarë izolimi strategjik ku hyn në punë edhe negocimi”, i është drejtuar Canolli, Galatyt. Studiuesi amerikan, që ka një lidhje të fortë me hapësirën shqiptare, ka treguar se shumë nga udhëpërshkruesit e kohës viktoriane që vizituan atë pjesë e paraqitën si të izoluar. “Mandej është një pyetje e madhe antropologjike se si është mbijetuar në atë vend të vështirë.
Mbijetesa na interesonte shumë. Shumë studiues të dikurshëm e lidhnin atë pjesë me të kaluarën dhe shtronin shumë pyetje”, ka thënë Galaty. Sipas tij, pyetja kryesore që synonin t’i përgjigjeshin ishte se sa e izoluar ishte ajo pjesë. Vepra “Dritë dhe hije” është produkt i një grupi ndërdisiplinar të udhëhequr nga Galaty.
Për vite me radhë, arkeologë, antropologë, etnologë e epigrafë janë bashkuar për të bërë studime në Luginën e Shalës, zonë kjo ku Thethi njihet më së shumti.
Bisedat me të pranishmit, hulumtimet arkeologjike, krahasimet e të dhënave, kërkimet nëpër arkiva kanë bërë që grupi të nxjerrë librin “Dritë dhe hije” me nëntitull “Izolimi dhe ndërveprimi në Luginën e Shalës në Shqipërinë e Veriut” “Njerëzit që jetonin në Theth dhe Shalë vetë kanë bindur vizitorët se janë të izoluar.
Nga Thethi në këmbë shkohet në Guci a në Pejë për një ditë”, ka thënë ai. Sipas Galatyt, grupi me profile të ndryshme nga studimi mori vesh se ata qenë të izoluar, por edhe ndërvepruan. “Ndërveprimi ishte njëfarë strategjie e mbijetesës… Populli shqiptar në përgjithësi është i zoti që t’ia dalë të mbijetojë. Dhe Thethi është një shembull i mirë”, ka thënë Galaty.
Për këtë konstatim libri jep shumë të dhëna. Viteve të fundit, Galaty i është përkushtuar hulumtimeve arkeologjike në Kosovë. Është njëfarë përvoje që bën bashkë me ndihmën e arkeologëve vendorë. Bëjnë gërmime sondazhi, kryesisht në zonën e Dukagjinit, dhe nxjerrin të dhëna për gjetjet.
Realisht, s’i vendosin “pikën” asnjë lokaliteti, siç ngjan për shembull me Dresnikun ku hulumtimet janë sistematike. Ka ndihmuar edhe në “zbulimin” e disa lokaliteteve të reja që edhe janë futur nën mbrojtje. “Puna që bëjmë në Kosovë është veç arkeologjike. Për disa vjet kemi bërë kërkime në Dukagjin. Kemi bërë punë midis Istogut, Klinës, Pejës dhe Deçanit.
Kemi gjetur shumë zona të reja të trashëgimisë kulturore”, ka thënë ai. Sa i përket Luginës së Shalës, studimi i grupit shihet si një prurje e rëndësishme për kulturën shqiptare, po ashtu edhe si urë nëpërmjet të cilës studiuesit e rinj të huaj mund të lidhen me atë zonë. “Botimi e përfaqëson këtë hulumtim të një grupi të madh të historianëve, arkeologëve, antropologëve e epigrafëve.
Kanë dashur të shohin se a është një vend i izoluar apo ka ndërvepruar me kultura të tjera. Libri ia jep drejtësinë akademike asaj pjese.
Ata kanë punuar katër deri në pesë vjet, gërmojnë, mbledhin të dhëna dhe shikojnë në arkiva, duke nxjerrë pamjen e madhe të Luginës ku ka pasur izolim dhe interaksion me kultura të tjera”, ka thënë antropologu Arsim Canolli, njëherësh botues i veprës në shqip. Sipas tij, kjo vepër pasuron jo pak bibliotekën e antropologjisë shqiptare.
Vepra që është botuar nga “Cuneus” sfidon shumë nga perceptimet e krijuara ndër vite për Luginën e Shalës dhe banorët e saj, duke sjellë një rrëfim të bazuar në kërkime të thelluara historike dhe antropologjike. Sipas po kësaj vepre, ka pak vende në Evropë që duken aq të largëta sa Lugina e Shalës në Shqipërinë e Veriut. “Rrugët janë të ngushta dhe bora e dimrit e thellë.
Banorët duken sikur kanë mbetur jashtë kohës, të shkëputur nga bota e jashtme, si një popull më vete. Por një studim i kujdesshëm ndërdisiplinor i së kaluarës dhe mënyrës së tyre të jetesës tregon një rrëfim krejt tjetër, duke përmbysur shumë nga ato që mendonim se dinim për Shalën dhe për popujt e ‘ngulitur’ kudo”, shkruhet në njoftimin e shtëpisë botuese “Cuneus”.
Ndërveprimi në atë zonë, sidomos viteve të fundit, është shumë i madh. Udhëpërshkrimet që bëhen tash arrijnë deri te mediat më prestigjioze në botë. Turizmi e ka bërë të veten dhe Lugina e Shalës është pjesë e hartës turistike prej Evropës deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Viteve të fundit është asfaltuar edhe rruga për në Theth, njëfarë rinovimi i shtegut të hapur në vitet ’30 kur në krye të Shqipërisë qe Mbreti Zog. Por fluksi turistik edhe po e cenon zonën. Ndërtimet kanë marrë hov dhe ndërveprimi ia ka marrë anën izolimit. Se çfarë efekti do të ketë kjo në trashëgiminë e zonës, mbetet të shihet.
