Edhe sot mijëra vetë u mblodhën para Kryeministrisë për të protestuar kundër qeverisë Rama. Në ditën e 25-të të protestës një pjesë e qytetarëve të pranishëm kanë vendosur ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë. Pas përfundimit të marshimit në rrugët e Tiranës, disa protestues janë rikthyer përpara godinës së qeverisë.
Me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe këngë patriotike ata kanë deklaruar se nuk do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës.
Burimi:
Bota Sot
