Bashkë në makinë, Klodi ndan momentin e ëmbël me Elijonën

0%

Elijona dhe Klodi po tregojnë se janë më të lumtur se kurrë pranë njëri-tjetrit. Dyshja simpatike, e cila po përflitet gjerësisht në media, së fundmi u “kap mat” në festivalin e njohur “Alba Festival”, ku u panë mjaft të afërt dhe në momente mjaft intime me njëri-tjetrin.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ka qenë vetë Klodi ai që ka ndezur rrjetin me një postim të fundit në llogarinë e tij në TikTok. Përmes një videoje të shkurtër, ai ka treguar se dyshja po e shijon në maksimum këtë raport.

Në pamjet e ndara me ndjekësit, shihet Elijona në timon duke drejtuar makinën, ndërsa në një moment shfaqet dora e Klodit (i cili po filmonte skenën), që ia kap dorën asaj për ta vendosur mbi këmbën e tij. Passenger princess 🎀🩷 Një gjest ky mjaft romantik dhe domethënës, që tregon qartë harmoninë dhe afërsinë mes tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Këtë video kaq të ëmbël, Klodi ka zgjedhur ta shoqërojë edhe me mbishkrimin: “Princesha pasagjere”, duke bërë një batutë me rolet e ndryshuara, ku këtë herë ishte Elijona ajo që po ngiste automjetin.

Burimi: Bota Sot