Ronaldo: Rekordet janë të bukura

0%

Shpërndaje në: Superylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, i është gëzuar rekordit të arritur të martën mbrëma. Por ai ka thënë se qëllimi i tij është të ndihmoj ekipin e Portugalisë të arrijë synimet. “Jam shumë i lumtur. Por për mua, gjëja më e rëndësishme është puna jonë dhe besimi që treguam. Ekipi luajti shumë mirë dhe u përmirësua shumë.

Siç thotë shprehja, çdo gjë ka një anë pozitive. Natyrisht, duke folur personalisht, rekordet janë gjithmonë të bukura, por qëllimi im është gjithmonë të ndihmoj ekipin të arrijë objektivat e tij”, ka thënë Ronaldo.

Ronaldo, u bë lojtari i parë që shënoi gol në gjashtë turne të ndryshme të Kupës së Botës të martën, duke shënuar dy gola në fitoren e thellë 5:0 të Portugalisë kundër Uzbekistanit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha