Martinez i kënaqur me reagimin e Portugalisë

0%

Shpërndaje në: Përzgjedhësi i Portugalisë, Roberto Martinez, është ndarë i kënaqur me reagimin e ekipit të tij pas barazimit befasues ndaj Kongos. Portugalia fitoi 5:0 ndaj Uzbekistanit të martën. Ronaldo shënoi dy gola për portugezët. “Ky ishte reagimi që patëm në dhomën e zhveshjes. Ka raste kur ke nevojë për një ndeshje si e para për t’u rritur në turne.

Sot pamë një ekip me të njëjtin qëndrim dhe përkushtim, por me pjekuri më të madhe sepse nuk ishte më ndeshja hapëse. Jam shumë i kënaqur me rezultatin”, ka thënë Martinez.

Burimi: Koha