Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që ndodhi mëngjesin e sotëm në Prizren. Sipas Policisë, nga zjarri është përfshirë një barakë e vogël prej druri, e vjetër dhe jashtë përdorimit. “Si pasojë e incidentit nuk raportohet për persona të lënduar”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi ka bërë të ditur se lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme nga organet kompetente. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi:
sinjali.com
