Një motoçiklist ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku me një veturë, që ka ndodhur në rrugën “Haki Myderizi” në Gjilan. Si pasojë e lëndimeve të lehta trupore, motoçiklisti është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës . “Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjilan, përkatësisht hetuesit policorë të trafikut janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.”, tha ai.
Aksident në Gjilan, përplasen vetura dhe motoçikleta – në vendngjarje Policia dhe ambulanca Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
