Kurti: Pas certifikimit të rezultateve, fillojmë menjëherë komunikimet me partitë

0%

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar se Lëvizja Vetëvendosje do të nisë komunikimet me partitë politike menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). I pyetur për hapat e ardhshëm drejt formimit të institucioneve, Kurti tha se fillimisht duhet të përfundojë procesi i certifikimit të rezultateve.

“Por sa të certifikohet rezultati, fillojmë komunikimet menjëherë”, deklaroi ai. Megjithatë, Kurti nuk dha më shumë detaje lidhur me procesin, pavarësisht pyetjeve të gazetarëve për sqarime shtesë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com