E rëndë: Kosovarja Besire Kolgeci-Baraliu humb jetën pas një aksidenti në Francë, lëndohen bashkëshorti dhe dy djemtë

0%

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur më në Francë, i ka marrë jetën bashkëvendases Besire Kolgeci-Baraliu. Lajmin e hidhur e ka dhënë faqja e fshatit Bukosh. Sipas njoftimit, në të njëjtin aksident kanë mbetur të lënduar edhe bashkëshorti i saj, Lulzim Baki Baraliu, si dhe dy djemtë e familjes.

Ata po marrin trajtim mjekësor në një spital në Bazel, ku ndodhen nën kujdesin e stafit shëndetësor. Lajmi për vdekjen e Besire Kolgeci-Baraliut ka pikëlluar familjarët, të afërmit dhe bashkëfshatarët e saj, të cilët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e rëndë.

Familjeve Baraliu dhe Kolgeci u janë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të më të dashurës së tyre, ndërsa për të lënduarit janë bërë urime për shërim të plotë dhe sa më të shpejtë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com